Një sulm gjigant kibernetik godet Ukrainën – “Kini frikë dhe prisni më të keqen”, shkruajnë faqet e qeverisë. Dyshohet Rusia
Një sulm gjigant kibernetik, që paralajmëronte ukrainasit që të “kenë frikë dhe të presin më të keqen” ka goditur faqet e internetit të qeverisë, duke i lënë disa prej tyre të paaksesueshme të Premten në mëngjes dhe nxitur Ukrainën që të nisë një hetim. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha për Reuters se është shumë herët për të thënë se kush është mbrapa këtij sulmi, por shtoi se Rusia e ka bërë këtë gjë në të shkuarën. Sulmi kibernetik, që goditi ministrinë e punëve të jashtme, kavinetin e ministrave dhe këshillet e mbrojtjtes dhe sigurisë ndër të tjera, vjen ndërkohë që Kievi dhe aleatët ngritën alarmin mbi një sulmi të mundshëm ushtarak drejt ukrainës. Rusia ka mohuar mëparë se është mbrapa sulmeve kibernetike në Ukrainë. “Ukrainas! Të gjithë të dhënat tuaja personale ishin ngarkuar tek rrjeti publik.
Të gjithë të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur për t’i rikthyer”- shkruante një mesazh i dukshëm në faqet e hakuara të qeverisë, në gjuhën ukrainase, ruse dhe polake. “I gjithë informacioni mbi ju është bërë publik, kini frië dhe prisni më të keqen. Kjo vlen për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”- shkruhej në faqen e qeverisë. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se kërcënimi i një pushtimi ushtarak nga Rusia është shumë i lartë. Rusia ka bërë të ditur se dialogu po vazhdon, por po arrin në një rrugë pa krye, ndërkohë që përpiqet të bindë perëndimin që të ndalojë bashkimin e Ukrainës drejt Natos. “Është shumë herët për të arritur në përfundime, por ka një historik të gjatë të sulmeve ruse drejt ukrainës në të shkuarën”- tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme për Reuters.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.