Një tjetër investim i shtohet Bashkisë Korçë – FSHZH informon mbi detajet e projektit (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton për një tjetër investim në Bashkinë e Korçës dhe sipas njoftimit ky projekt i ri parashikon përmirësimin e shtresave rrugore në disa segmente që ndodhen brenda qytetit Korçë (lagjja nr.5 dhe lagjja nr.13), në fshatin Drenovë dhe në fshatin Boboshticë.
FSHZH bën me dije se ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës për banorët e zonave ku zbatohet projekti si dhe të ndikojë pozitivisht në rritjen e turizmit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.