Një tjetër mundësi fluturimesh surprizë – Ja cila është kompania që do ta ofrojë
Linja ajrore gjermane, Lufthansa tashmë po i ofron udhëtarëve opsionin e fluturimeve surprizë, të cilat u lejojnë pasagjerëve të zgjedhin mes nëntë llojeve të ndryshme udhëtimi që do të preferonin përpara se të prenotojnë vendet e panjohura.
Udhëtarët mund të zgjedhin nga kategoritë që përfshijnë romancë, diell, rërë, natyrë apo qoftë edhe pazare.
Lista e destinacioneve përfshin gjithë Evropë, përfshirë këtu vende të njohura si Roma dhe Firence por dhe vende më pak të vizituara, si Torino në Itali dhe qyteti polak i Gdanskut.
Duke qenë se fluturimet janë të lira dhe fillojnë nga vetëm 69 euro, ato janë në dispozicion vetëm nëpërmjet aeroporteve të Frankfurtit dhe Mynihut në Gjermani.
Për këto udhëtime nuk ka rimbursime në dispozicion pasi keni bërë blerjen tuaj, por faqja e internetit e linjës ajrore tregon se sa më fleksibël të jetë udhëtarie t’ja lërë në dorë kompanisë aq më shumë para do të kursejë.
Edhe pse mendimi për të rezervuar një udhëtim në një destinacion të panjohur mund të duket i frikshëm për disa, kompanitë si Pack Up + Go bëjnë pikërisht këtë, duke planifikuar pushime të habitshme për udhëtarët që nuk e dinë se ku po shkojnë deri sa të arrijnë në aeroport.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.