Një tjetër simptomë e ‘Covid afatgjatë’: Ndryshon ciklin menstrual tek femrat dhe jo vetëm

Cikli mund të vonohet mesatarisht nga 5 deri në 10 ditë ose mund të shfaqet muajin pasardhës. Është një fenomen mjaft i rrallë, mekanizmat dhe implikimet duhet të hulumtohen, por një gjë është e sigurt: Covid-19 mund të ndërhyjë në ciklin menstrual.
Mjekët janë të vetëdijshëm: “Kemi raste të këtij lloji, të cilat janë bërë relativisht më të shpeshta që kur filloi vala e dytë e pandemisë. Shumë gra kanë raportuar se menstruacionet e tyre kanë ndryshuar në frekuencë, kohëzgjatje, fluks, intensitet dhe dhimbje.”
Nuk është e qartë pse ciklet menstruale mund të ndikohen nga Covid edhe shumë kohë pas shërimit. Sipas disave, kjo mund të jetë për shkak të faktit se SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid, gjithashtu sulmon organet riprodhuese të femrave.
Të qenit i sëmurë është gjithashtu një stres i madh në trup dhe stresi është i njohur mirë për faktin se mund të prishë komunikimin hormonal tru-vezore që rregullon ciklet menstruale. Gjithashtu, trupi ka tendencë të ndalojë së bëri gjëra “jo thelbësore” kur është i sëmurë.
Nëse shumë nga energjia e trupit përqendrohet në luftimin e virusit dhe ruajtjen e funksioneve thelbësore të trupit, do të ketë më pak energji të mbetur për t’u përqendruar në rritjen e flokëve dhe thonjve ose rregullimin e hormoneve “.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.