Një tjetër variant me ‘mutacione shqetësuese’ zbulohet në Britani – A na shpëton dot vaksina?
Një variant tjetër koronavirusi me një grup potencialisht shqetësues mutacionesh është zbuluar në MB, kanë thënë ekspertët.
Varianti, i njohur si B1525, është subjekt i një raporti nga studiuesit në Universitetin e Edinburgut, të cilët thonë se është zbuluar përmes sekuencimit të gjenomit në 10 vende përfshirë Danimarkën, SHBA dhe Australinë, me 32 raste të gjetura në MB deri më tani.
Ekipi thotë se varianti ka ngjashmëri në gjenomin e tij me variantin Kent, B117, dhe përmban një numër mutacionesh që kanë shqetësuar studiuesit, duke përfshirë mutacionin E484K në proteinën spike – një proteinë që gjendet në pjesën e jashtme të virusit që luan një rol të rëndësishëm për të ndihmuar virusin të hyjë në qeliza.
Dr Simon Clarke, një profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin Reading, tha se ndërsa ishte e paqartë se çfarë efekti shumë prej mutacioneve mund të kenë në aftësinë e koronavirusit për të infektuar, ose në ashpërsinë e sëmundjes, prania e mutacionit E484K është e njohur se rrit rezistencë ndaj disa vaksinave.
“Ne nuk e dimë ende se sa mirë do të përhapet ky variant [i ri], por nëse është i suksesshëm mund të supozohet se imuniteti nga çdo vaksinë ose infeksion i mëparshëm do të zbutet,” tha ai.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.