Një udhëtim drejt Rio de Zhaneiro
Rio de Janeiro, është një vend i bukur e me histori të madhe. Fasada magjepsëse e Katedrales së Rio de Zhaneiros u projektua nga arkitekti Edgar de Oliveira, frymëzimi i të cilit lidhet me piramidat Maja në Meksikë.
Nga brenda katedralja ndizet nga rrezet e diellit që thyejnë dritaret e xhamta me ngjyra të gjalla që variojnë gjatë ditës me intensitet të ndryshëm.
Udhëtoni drejt Rios për të përjetuar muzetë e artit të klasit botëror, një grup të madh restorantesh të një niveli të lartë, e nuk duhet të lëmë pa përmendur plazhet e mrekullueshme që ndodhen në këtë vend.
Një nga plazhet më të famshëm në botë, Copacabana ka humbur gjatë viteve pak nga misteri dhe bukuria e tij.
I vendosur në një mjedis mrekullisht të pasur me kodrat e mprehta që ngrihen mbi xhungël në sfond, Copacabana është vendi më i mirë për të kaluar pushimet tuaja.
Koha më e mirë për të vizituar Rion është nga Dhjetori në Mars, të cilat janë dhe muajt e verës së Brazilit.
Shkurti në këtë vend konsiderohet si muaji më i nxehtë por në këtë muaj do të keni mundësi të shijoni dhe karnavalet, të cilat kanë një kulturë krejt të veçantë.
Edhe pse Rio ka një reputacion të keq për sa i përket krimeve të dhunshme, nuk është aq keq sa mund të mendoni.
Ju nuk do të ndodheni aspak në rrezik në zona të mirë populluara, por të qenë më të sigurt, orën dhe bizhuteritë e shtrenjta do të ishte mirë t’i lini në shtëpi.
Për sa i përket transportit, sistemi i metrove në Rio është i pastër, i sigurt dhe mënyra më e leverdishme për të shëtitur. Autobusët janë të lirë, por janë shumë të populluar e për sa i përket taksive, çmimi rritet kur jeni turistë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.