Një vulë freskie kundër prishjes së ushqimeve – Ngjitet mbi fruta për ti konservuar ato më gjatë
Një pullë që aplikohet në fruta dhe i mban ato të freskëta për më gjatë: kjo është ideja e teknologjisë së lartë të një kompanie amerikane për të luftuar mbeturinat e ushqimit.
Sipas Waste Watcher, shumica e ushqimit që përfundon në mbeturina në Itali përbëhet nga fruta të kalbura (37%) dhe perime (28%): të përpiqesh të ulësh këto përqindje, një ndihmë e vogël mund të vijë nga kërkimet dhe teknologjitë siç është ai i propozuar nga një kompani amerikane, RypLab, e cila ka krijuar një sistem të thjeshtë për të mbajtur frutat të freskëta deri në katërmbëdhjetë ditë më shumë.
“Është një adeziv që vepron si një mbrojtje natyrore, duke krijuar një shtresë që ngadalëson procesin e pjekjes”, shpjegon shpikësi, Zhafri Zainudin.
Ngjitëset, me madhësinë e një monedhe 50 cent, përmbajnë përbërës natyralë që riprodhojnë përbërësit antimikrobikë të përdorur nga bimët për të mbrojtur veten nga sëmundjet. Produkti është testuar dhe punon shumë mirë në avokado, mollë, fruta agrume dhe mango, por një nga qëllimet e kompanisë është të zgjerojë përdorimin e pullave të freskisë në perime dhe fruta të tjera gjithashtu. (Focus)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.