“Njerëzit e vaksinuar të heqin maskat” / CDC: Në shumicën e vendeve. Kemi pritur gjatë për normalitetin

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, ka këshilluar se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për të vendosur maska në ambiente të jashtme dhe në shumicën e ambienteve të brendshme, duke ndryshuar udhëzimet që sipas agjencisë, do rikthejë jetën në normalitet. Agjencia theksoi se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të duhet të distancohen fizikisht në shumicën e vendeve dhe se shpreson që udhëzimet e reja të joshin amerikanët për t’u vaksinuar. Shefja e agjencisë, Rochelle Walensky, mbrojti zbutjen e masave 2 javë më parë, duke përmendur rënien e rasteve, rritjen e vaksinimit dhe efikasitetin e vaksinave kundër varianteve të reja të koronavirusit.
Ndryshimi i udhëzimeve përbën një hap të madh drejt rikthimit në jetesën e përpara pandemisë, por agjencia vazhdon të rekomandojë se njerëzit e vaksinuar të vendosin maska në avionë, trena, aeroporte, qendra të tranzitit dhe spitale. Walensky tha se individët me imunitet të dobët duhet të konsultohen me mjekët përpara se të braktisin maskat.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.