“Njeriu Dragua”, zbulimi më i ri i studiuesve që pritet të ndryshojë historinë e prejardhjes së Homo Sapiens
Një gjetje e re vjen nga studiuesit kinezë kohët e fundit, me zbulimin e një kafke antike, për të cilën hipotezat e para janë se mund ti përkasë një qenieje njerëzore të re. Sipas ekipit të studiuesve kafka e gjetur i përket paraardhësit më evolucionar të njeriut antik të njohur për historinë si Homo Erectus. I quajtur “Njeriu Dragua”, ekzemplari përfaqëson një grup njerëzor të vendosur në Azinë Lindore rreth 146,000 vjet më parë.
“Për sa i përket fosileve në një milion vitet e fundit, ky është një nga më të rëndësishmit që është zbuluar.”, ka thënë një prej pjesëtarëve të ekipit , Chris Stringer nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër. “Ajo që kemi zbuluar është një degë e veçantë e njerëzimit që nuk i përket Homo Sapiens , por përfaqëson një prejardhje të ndarë prej kohësh e cila evoluoi në rajon për disa qindra mijëra vjet dhe përfundimisht u zhduk.”,ka shtuar ai.
Studiuesit thonë se zbulimi ka potencialin për të rishkruar historinë e evolucionit njerëzor. Kafka thuhet se u zbulua në vitin 1933 nga një punëtor ndërtimi që ndihmonte në ndërtimin e një ure në lumin Songhua që kalonte përmes Harbin, në provincën Heilongjiang, që do të thotë Lumi i Dragoit të Zi, gjë që lidhet edhe me emrin që shkencëtarët vendosën për njeriun e ri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.