Njeriu më i pasur i Danimarkës do të paguaj 17,000 punonjësit me një pagë mujore Bonus / Ja arsyeja

Anders Holch Povlsen, njeriu më i pasur i Danimarkës, do t’u japë punonjësve të tij një muaj pagë si bonus pasi fitimet në kompaninë e tij të veshjeve patën një rritje rekord.
Bestseller A/S, me markat përfshirë Jack & Jones dhe Vero Moda, do t’i paguajë stafit të tij prej 17,000 punonjësish një total prej 300 milion koronash (46.6 milion dollarë), sipas një deklarate. Kompania raportoi të ardhura neto prej 3.61 miliardë korona për 12 muajt deri në korrik. Kjo është pothuajse nëntë herë më shumë se në vitin e kaluar fiskal kur pandemia mbylli shumë dyqane të saj.
“Ne kemi qenë në gjendje të përshtatemi me sfidat që kemi takuar dhe kemi arritur të marrim sa më shumë nga vendimet e duhura që kemi marrë gjatë rrugës,” tha Povlsen në një deklaratë. Rezultati “është më i mirë nga sa prisnim ose kishim guxuar të shpresonim.”
Povlsen ka një pasuri neto prej 10.9 miliardë dollarë, duke e renditur atë Nr.1 në Danimarkë dhe Nr.206 në nivel global, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.