Njeriu më i pasur i Kinës, Jack Ma tërhiqet si themelues i Alibaba ‘s
Themeluesi i Alibaba ‘s, Jack Ma është tërhequr si themelues i një prej kompanive më të mëdha në botë të tregtisë elektronike, duke i dorëzuar detyrën pasardhësit të tij Daniel Zhang. Lajmi u bë i ditur nga Ma në një prononcim për The Guardian. Tërheqja nga drejtimi i kompanisë do të zyrtarizohet ditën e hënë.
Jack Ma, i cili do të festojë 54-vjetorin e lindjes të hënën, ka një pasuri prej rreth 40 miliardë dollarësh, gjë që e bën atë personin e tretë më të pasur në Kinë, sipas listës së pasanikëve të vitit 2017 të hartuar nga “Forbes”. 54-vjeçari Jack Ma ka deklaruar se do ti përkushtohet filantropisë pas largimit nga drejtimi i “Alibaba-s”.
Ma është njeriu më i pasur i Kinës. Në vitin 1999 ai themeloi kompaninë e tregtisë online e cila vlen sot plot 420 miliardë dollarë. “Është fillimi i një ere të re”, ka thënë Ma teksa shpjegoi vendimin e tij.
Dorëheqja e Ma vjen në një kohë kur rritja e industrisë së tregtisë elektronike të Kinës është ngadalësuar, së bashku me ekonominë më të gjerë, dhe kompania përballet me më shumë konkurrencë nga firmat e tjera të mëdha të teknologjisë. Ma, i cili njoftoi planin e tij të suksesit vitin e kaluar, i befasoi vëzhguesit me daljen në pension të parakohshëm por ai nuk do të heqë dorë nga ndërmarrja e tij plotësisht.
Ai mban rreth 6.22% të aksioneve të kompanisë dhe do të mbetet në bordin e drejtorëve deri në mbledhjen vjetore të aksionarëve në vitin 2020. Pas kësaj ai do të jetë pjesë e një organi drejtues të korporatës prej 38 anëtarësh që është i ndarë nga bordi.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.