Njoftim për drejtuesit e mjeteve/ DPSHTRR: Eliminohet Kontrolli Fizik kur ndërrohet pronësia e tyre

DPSHTRR njofton se falë marrjes në administrim sivjet të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, Certifikata e Kontrolit Teknik e lëshuar nga DPSHTRR e bën të panevojshme që mjeti t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik kur ndërrohet pronësia e tij.
Sipas informacionit të publikuar kjo do të thjeshtojë procedurat, duke liruar kapanonet nga radhët e duke ndihmuar për një shërbim më të shpejtë për të gjithë ku konkretisht:
- Ulet koha e shërbimit të Ndërrimit të Pronësisë me rreth -30 min!
- Ulet kosto e këtij shërbimi me -1,500 lekë më pak duke i kursyer qytetarëve në total 90,000,000 lekë/vit dhe 30,000 orë pritje/vit.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.