Njoftimi i rëndësishëm i Tatimeve: Bizneset me xhiro mbi 8 mln lekë duhet të paguajnë sot këstin e tatim-fitimit, pasi 30 dhjetori është pushim!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmendje tatimpaguesve, se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2018.
“Duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, DPT iu kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryhet brenda datës së sotme 28 dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar” njoftojnë Tatimet.
Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.