Njohja e pagës së kolegëve rrit performancën e punonjësve në punë

Mendimi për të pyetur kolegun tuaj se sa fiton apo se sa e ka rrogën ashtu si dhe dhënia e kësaj përgjigjeje mundet t’ju stepë pak, por nga transparenca e pagesës mund të përfitojnë punonjësit, organizatat ashtu si dhe shoqëria, shprehet kështu studiuesi i menaxhimit, David Burkus.
Sa paguheni? Nuk është e nevojshme ta thoni këtë gjë me zë të lartë, vetëm mbajeni atë shifër në mendjen tuaj. Sa mendoni se paguhet personi i ulur pranë jush? Nëse nuk e dini këtë pyetje nuk është për t’u habitur.
Nuk është e lehtë të flisni për këtë me kolegun tuaj dhe shumica prej jush ndihen gjithashtu në siklet për të folur rreth pagës së tyre. Por pranojeni, ju vërtet doni ta dini pagën e tyre.
Supozoni se e dini se sa paguhen të gjithë. Do të ketë pafund komente, argumente dhe ankesa. Disa njerëz madje do të largohen nga puna, por në fakt David Burkus sugjeron se një transparencë e tillë radikale në të vërtetë është një virtyt i madh për kompaninë.
Transparenca për çështjen e pagës mund të rrisë ndjenjën e drejtësisë dhe bashkëpunimit brenda një kompanie.
Në një studim të kryer për disa vite radhazi për udhëheqësit e biznesit, ka rezultuar se vëniaë në pikëpyetje e mençurisë konvencionale rreth asaj se si të drejtojmë një kompani, pyetjet rreth pagës vazhdojnë të vijnë dhe përgjigjet janë të habitshme. Për shembull, kur njerëzit nuk e dinë se paga e tyre krahasohet me kolegët e tyre, ata në të vërtetë kanë më shumë gjasa të ndihen më pak të paguar, madje edhe të diskriminuar.
Pse një kompani do të dekurajojë diskutimet për paga?
Thjesht mendoni se sa i thjeshtë do të ishte negocimi i pagës apo i një rritja e pagës nëse do të njihnit pagat e gjithsecilit.
Paga sekret është një mënyrë e poshtër për kompanitë që të kursejnë më shumë para. Mbajtja sekret e pagave çon në atë që ekonomistë e quajnë “asimetri e informacionit”, një situatë ku njëra palë ka shumë më tepër informacion se tjetra.
Në një sondazh të vitit 2015 prej 70,000 punonjësve, dy të tretat e atyre që paguhen në normën e tregut thanë se mendonin se ishin të nën paguar.
Sekreti i pagesave gjithashtu e bën më të lehtë injorimin e diskriminimit që është prezent në treg sot. Në një raport të vitit 2011 nga Instituti për Hulumtime të Politikave të Grave, hendeku i pagës gjinore midis burrave dhe grave ishte 23 për qind.
Nëse me të vërtetë duam të mbyllim boshllëkun e pagave gjinore, ndoshta duhet të fillojmë duke hapur listën e pagave.
Duke lënë njerëzit të dinë se sa paguhet gjithsecili mund të jetë e parehatshme por jo më e parehatshme se ndjesia se po diskriminohen duke u paguar më një rrogë shumë më të ulët.
Transparenca mbetet mënyra më e mirë për t’ju siguruar drejtësinë në lidhje me punën që bëni dhe pagën që merrni.
Studim pas studimi kanë treguar se kur njerëzit e dinë se sa paguhen dhe krahasohen me kolegët e tyre ka më shumë gjasa të punojnë shumë për të përmirësuar performancën e tyre, si dhe ka më shumë të ngjarë të angazhohen më tepër.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.