Njohja e patentave – Arrihet marrëveshja me Belgjikën, deri në 3 muaj me shqiptaren
Autoritetet belge kane konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve te drejtimit te lëshuara nga autoritetet shqiptare. Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon ne Belgjike për me pak se 3 muaj, ai mund te përdorë lejen shqiptare te drejtimit te automjetit. Ndërkohë që, për shtetasit shqiptare me qëndrim me te gjate, duhet te paraqiten ne komunën belge ku janë regjistruar për t’u pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar ne lejen e tyre shqiptare te drejtimit te automjetit.
Paralelisht, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë për njohjen e patentave shqiptare. Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.
Paralelisht Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka finalizuar marrëveshjen me Abu Dabin, ndonëse ajo pritet t’i vijë më shumë në ndihmë qytetarëve të këtij të fundit, pasi edhe kërkesa për nënshkrimin e saj ka ardhur prej këtij shteti. Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, ndërkohë që për të gjitha ato vende me të cilat nuk ka një të tillë është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, e cila mund të kryhet në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.