“Nobel 2019” për Paqen – Fiton Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed për angazhimin me Eritrean
Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, fitoi çmimin Nobel për Paqe 2019 për angazhimin e tij në paqen me Eritrean. Etiopia dhe Eritrea, armiq të vjetër që kanë luftuar për kufijtë në vitin 98’, i’u rikthyen dialogut në Korrik 2018 pas viteve në armiqësi.
Vendet fqinje kanë luftuar nga viti 1998 në 2000, ku u vranë mbi 70,000 persona, dhe dështuan të arijnë një marrëveshje të paqes në vitin 2000. Drejtori i Institutit të Hulumtimeve për Paqe në Oslo, Henrik Urdal, tha se Abiy është vlerësuar edhe për heqjen e barrierave ndaj partive të opozitës.
Abiu, që mori pushtetin në Prill 2018, po e çon Etiopinë drejt demokracisë, pavarësisht se grupet e mbrojtjes së të drejtave thonë se nuk është bërë mjaftueshëm.
Në Korrik 2018, Presidenti i Eritreas, Isaias Afwerki mirëpriti Ahmed, që ishte edhe takimi i parë në 20 vite përplasje ushtarake mes 2 vendeve fqinje. Abiy po përpiqet të hapë Etiopinë me botën, ka përfunduar gjendjen e emergjencës, liruar të burgosur politikë, hequr etiketën “terrorist” ndaj opozitës dhe premtuar thjeshtësimin e investimeve të huaja në disa sektorë ekonomikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.