Kompania telefonike rimëkëmbet sërish pas pandemisë – Fitimet operative arrijnë 551 milion euro

Grupi finlandez Nokia, humbi lidershipin e saj në telefoninë mobile ku ju desh të ndërpriste në mënyrë drastike vendet e punës. Kompania ka raportuar të ardhurat e parashikuara dhe fitimet operative të cilat kanë rezultuar më të larta se në tremujorin e pare.
E gjithë kjo ngritje erdhi falë rezultateve në katër fusha: rrjetet mobile, infrastrukturat e rrjetit, shërbimet cloud dhe teknologji.
Në veçanti, të ardhurat u rritën me 9% në 5.08 miliardë euro ndërsa fitimet operative arritën në 551 milion kundrejt vlerësuar 154 milion. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.