Norma e lindjeve në botë, OKB: “Korea e Jugut ka normën më të ulët në 1.1”
Korea e Jugut ka normën më të ulët në botë të lindjeve, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që gratë në ekonominë e katërt më të madhe aziatike po hasin vështirësi për të ekuilibruar punën me jetën familjare. Raporti vjetor i organizatës zbuloi se norma e lindshmërisë për gratë në Korenë e Jugut ishte 1.1, më i ulëti ndër 201 vende të anketuara. Ndalimi i kësaj rënieje do të kërkojë reforma të gjera institucionale që përbëhen nga politika të fuqizimit të grave, si dhe përfshirje më të madhe dhe mbështetjen e burrave.
Raporti i OKB, që studioi praktika që cënojnë gratë dhe përkeqësojnë barazinë, përfshiu një grup të aktivisteve femra në Korenë e Jugut që luftuan për të frenuar preferencën tradicionale për djem në vitet 80’. Në vitin 1994, 115.4 djem janë lindur në vend për çdo 100 vajza, por norma ka rënë tashmë në 105.6, pranë nivelit natyror. Megjithatë, gratë përballen ende me përgjegjësi shtëpiake, barrier në vendin e punës dhe forma të reja të dhunës gjinore, përfshirë abuzimin seksuan në rrjet, sipas raportit.
Krimet përfshijnë dhunë në çifte dhe kamerat e fshehta, që qenë shkak i protestave të grave në vitet e fundit, për të kërkuar gjoba më strikte dhe përforcime të ligjit. Vende të tjera me normë të ulët të lindshmërisë përfshijnë Bosnjen dhe Singaporin në 1.2, si dhe Qipron, Greqinë, Italinë dhe Portugalinë në 1.3.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.