Normalizimi i Covid-19: OBSH refuzon të mbështesë qëndrimet e liderëve evropianë!

Evropa po shkon së fundmi drejt një qasjeje të re, që ka të bëjë me trajtimin e e Covid -19 si një sëmundje endemike. Kjo çon rrjedhimisht në normalizimin e jetesës me këtë pandemi.
Pak kohë më parë ishte kryeministri i Spanjës,lideri më i fundit evropian,ai i cili ka sugjeruar se ka ardhur koha për një rivlerësim të Covid-19. Në fjalën e tij Pedro Sanchez i bëri thirrje BE-së për një rivlerësim dhe trajtim të Covid – 19 në të njëjtat kushte me gripin dhe sëmundjet e tjera endemike.
“Situata nuk është ajo që ne u përballëm një vit më parë. Mendoj se duhet të vlerësojmë evolucionin e Covid-it në një sëmundje endemike, nga pandemia me të cilën jemi përballur deri më tani.”,ka thënë lideri spanjoll.
Komentet e Sanchez i bashkohen atyre të bëra në Mbretërinë e Bashkuar nga politikanët vitin e kaluar me kryeministrin Boris Johnson që i bërri thirrje bashkëvendasve të tij që të fillojnë të mësohen të jetojnë me virusin.
Ndër të tjera shumë epidemiologë dhe virologë kanë deklaruar se Covid – i cili u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019 përpara se të përhapej në të gjithë botën, duke shkaktuar mbi 313 milionë raste deri më sot dhe mbi 5 milionë vdekje – është këtu për të qëndruar dhe do të bëhet një sëmundje endemike përfundimisht.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron se situata është e paqartë për ta konsideruar Covid-in një sëmundje endemike dhe me rastet e infektimeve dhe vdekjeve që paraqiten çdo ditë,ata mendojnë se është ende shumë herët për të arritur në përfundime. /CNBC
Vjola Gremi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.