Norvegjia do të ndihmojë Europën me gaz – Equinor do të rrisë prodhimin në Verë kur të ketë mungesa dhe rritje çmimesh

Norvegjia do të rrisë prodhimin e gazit natyror në muajt e ardhshëm, duke mbajtur prodhimin më të lartë se zakonisht gjatë Verës dhe dërguar më shumë volum në Europë, në periudha të mungesave dhe rritjes së çmimeve, sipas firmës Equinor.
Sulmu ris në Ukrainë ka rritur ndjeshëm çmimet e gazit dhe ka bërë që vendet e Bashkimit Europian të hasin vështirësi për të rimbushur inventarët e shteruar nga konsumi i Dimrit, si dhe të gjejnë alternativa ndaj ofertës ruse.
Duke vonuar mirëmbajtjen dhe duke bërë ndryshime të tjera së bashku me operatorin e tubacioneve Gassco, Equinor do të dërgojë më shumë gaz, sipas kompanisë.
“Mund të eksportojmë më shumë gaz këtë verë”- tha Irene Rummelhoff, ekzekujtivja e Equinor.
Përshtatja e lejeve të prodhimit nga qeveria e Norvegjisë do të lejojë fushën Oseberg që të rrisë eksportet e gazit me rreth 1 miliardë metra kub (bcm) në periudhën deri më 30 Shtator, ndërkohë që fusha Heidrun mund të rrisë me 0.4 bcm këtë vit.
“1.4 mld metra kub gaz përmbush nevojat për gaz të rreth 1.4 milionë shtëpive europiane për 1 vit”- deklaroi Equinor.
Përveç kësaj, fusha Troll, që është burimi më i madh i gazit në Detin e Veriut, mund të rrisë prodhimin në rast se fusha të tjera përballen me mungesa, e për rrjedhojë, duke përmirësuar fuqinë totale të ofertës.
Në vitin 2021, prodhimi i gazit në Norvegji, arriti në 113 mld metra kub, duke furnizuar thuajse 25% të kërkesës për gaz në BE dhe Birtani, nëdrsa Rusia në vitet e fundit, përmbushi rreth 1/3 e nevojave europiane të gazit, sipas të dhënave të qeverisë së Norvegjisë.
Ndërkohë që fushat e gazit dhe naftës në Norvegji po prodhojnë në pranë kapacitetit të plotë, miksi mes naftës dhe gazit mund të përshtatet në disa raste.
Qeveria cakton kuota për fushat për të siguruar që vendi të mund të maksimizojë prodhimin me kalimin e kohës.
Norvegjia pompon rreth 4 milionë fuçi nafte ekuivalente në ditë, të ndarë thuasje në mënyrë të barabartë mes naftës dhe gazit natyror.
Vendi eksporton rreth 95% të gazit përmes një rrjeti të gjatë të tubacioneve nënujë, që e lidh me terminalet në Gjermani, Britani, Francë dhe Belgjik. Një tubacion drejt Polonisë, do të përfundojë më vonë gjatë vitit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.