Norvegjia ngelet pa dëborë! – Për ekonominë është problem, hapet pista e mbyllur e skive
Ndryshe nga çdo dimër tjetër, ky i këtij viti, në Norvegji nuk ka sjellë as dëborë, as lumenj të ngrirë, e as fëmije që të luajnë në to.
Dhe parashikimet e institutit norvegjez të motit lënë vend për zhgënjim, pasi as në ditët e javës në vijim nuk pritet të ndryshojë situata.
Dimri i këtij viti, jo vetëm në Norvegji por edhe më gjerë, është treguesi më i mirë i ndryshimeve klimatike.
Për Norvegjinë problemi nuk mbetet thjesht te zhgënjimi i fëmijëve, por te fakti se i ftohti, dëbora dhe ngrica janë pjesë e kulturës së vendit e për rrjedhojë edhe pjesë e ekonomisë së saj.
Disa kopshte lojërash për fëmijë janë duke investuar në makineri që lëshojnë topa bore për t`i garantuar fëmijëve që të vazhdojnë të ndërtojnë babagjysha prej dëbore.
Dhe kur temperaturat jashtë ngrohen aq shumë sa edhe dëbora artificiale nuk i duron dot, atëherë është “SNO”, qendra e parë e skive në ambient të mbyllur, e cila u hap më 15 janar të këtij viti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.