Noti mund të reduktojë simptomat e ankthit ose të depresionit

Së fundmi, sipas një studimi u provua që nëse notoni rregullisht mund të reduktojë simptomat e ankthit ose të depresionit. Sëmundjet e shëndetit mendor prekin miliona njerëz në Britaninë e Madhe, nga ku një e pesta e të rriturve britanikë shfaqin simptoma të ankthit ose të depresionit, thuhet në Fondacionin e Shëndetit Mendor.
Ndërsa ka shumë diskutime rreth metodave të ndryshme që njerëzit mund të punojnë për të zvogëluar simptomat e tyre, si konsultimi me profesionistët mjekësorë, marrja e ilaçeve ose të ndiqni një diete të caktuar, kështu që nëse shkoni rregullisht në pishinë do të jetë e dobishme për të reduktuar këto simptoma.
Sipas një sondazhi të YouGov me mandat nga Swim England, 1.4 milionë të rritur në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se noti ka pasur një efekt pozitiv tek njerëzit të cilët janë të prekur nga ankthi ose depresioni.
Për më tepër, pothuajse gjysmë milioni e të rriturve britanikë që notojnë dhe kanë probleme të shëndetit mendor kanë deklaruar se noti vazhdimisht ka rezultuar i suksesshëm në reduktimin e simptomave të ankthit ose të depresionit.
Sondazhi zbuloi se rreth 3.3 milion britanikë mbi moshën 16 vjeç që kanë probleme të shëndetit mendor notojnë të paktën një herë në dy deri në tre javë. Kur u pyetën se si noti ndikon në gjendjen e tyre mendore, 43 për qind e notarëve deklaruan se kjo mund ti bëjë ata më të lumtur, ndërsa 26 për qind thanë se kjo i bën ata të ndihen më të motivuar si dhe 15 për qind thanë se e bën më të lehtë për t’u përballuar me jetën e përditshme. Hayley Jarvis, kreu i aktivitetit fizik për shëndetin mendor Mind, flet për rëndësinë e ushtrimit për mirëqenien fizike dhe mendore.
“Të gjithë e dimë se veprimtaria fizike si noti është i domosdoshëm për trupin tonë”, thotë ajo. “Por shëndeti ynë fizik dhe shëndeti mendor janë të lidhura ngushtë dhe ne e dimë nga programi ynë Get Set to Go që të jesh fizikisht aktiv mund të jetë shumë i dobishëm edhe për shëndetin tonë mendor.
“Nëse jeni më aktiv, ka dëshmi të mirë për të sugjeruar se në shumicën e moshave, ka një tendencë drejt niveleve më të ulëta të depresionit”. Këtë javë, Swim England ka ndihmuar për të nisur fushatën #LoveSwimming ‘Escape’ për të inkurajuar më shumë të rriturit se nëse notoni rregullisht jo vetëm kjo mund të mbajë trupin në formë por edhe mund të ulë nivelin e stresit të cilët ata ndjehen gjatë një dite.
Kjo fushatë ka nisur në të njëjtën jave me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e cila është një ditë botërore festimi që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë simptomat e shëndetit mendor. Hulumtimet tregojnë se thjesht të qenit në ujë mund të jetë mjaft tonifikues për trupin”. Sipas Mind, një në katër persona në Britaninë e Madhe ka gjasa të përjetojë një çështje të shëndetit mendor çdo vit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.