Novacioni/ Agrobot, roboti gjigand që arrin të mbledhë deri edhe luleshtrydhet! Ka 24 krahë dhe përdor inteligjencën artificiale (VIDEO)
Agrobot është një makineri automatike për mbledhjen e frutave. Ai është i lartë 2 metra e gjysëm dhe 7 metra i gjerë. Roboti është projektuar për të kryer në mënyrë të pavarur detyrat e tij.
Përdor inteligjencën artificiale në kohë reale për të përcaktuar gradën e pjekjes së frutave e për të bërë dallimin mes atyre që janë të papjekura. Agrobot ka 24 krahë robotikë, secili i pavarur nga tjetri.
Krahët robotikë pasi vjelin frutat i vendosin ato në kutitë përkatëse në mënyrë që më pas të ambalazhohet.
Një Agrobot mund të mbledhë deri në 8 hektarë në 3 ditë. Furnitori më i madh i frutave në SHBA po e përdor tashmë Agrobotin në një prej fushave të tij në Oxnard, në Kaliforni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.