“Nuk do tolerojmë asnjë shkelje”, Policia rrugore: Festoni, por mos abuzoni me alkoolin
Kur na ndajnë edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, Policia Rrugore në një prononcim për mediat bën apel të gjithëve drejtuesve të automjeteve të mos abuzojnë me alkoolin dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“Me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës për përdoruesit e rrugës, Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditës së Vitit të Ri, në rast se do konsumojnë alkool të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq në gjendje të dehur por të përdoren mjetet e transportit publik. Festoni por ju lutemi mos abuzoni me alkoolin shpejtësinë dhe telefonin gjatë drejtimit të automjetit me qëllim që magjia e festës mos të venitet nga aksidentet rrugore”, deklaroi Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Erion Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se policia do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë dhe nuk do tolerojë asnjë shkelje.
“Policia rrugore do jetë e tëra në detyrë dhe nuk do tolerojë asnjë shkelje, kryesisht alkoolin, shpejtësinë dhe përdorimin e celularit, pasi kanë tre shkelje që janë burim aksidenti dhe rrezikojnë seriozisht jetën”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.