Nuk ka datë për certifikimin Nord Stream 2 – Rregullatori në Gjermani po shqyrton dokumentacionin
Rregullatori i energjisë në Gjermani nuk mund të thotë ende se kur tubacioni i ri Nord Stream 2 do të lejohet të dërgojë gaz në vend, pasi konsorciumi që qëndron pas projektit paraqiti aplikimin përkatës në qershor. Ndërtimi i gazsjellësit nga kompania ruse Gazprom ka përfunduar në 99% të tij, por priten ende licencat e funksionimit dhe sigurimit për të lejuar rrjedhjen e gazit.
Rregullatori, tha se aplikimi po shqyrtohej dhe që nga momenti kur dokumentet do të jenë të plota, institucioni ka katër muaj kohë për të përgatitur projektvendimin e tij.
Konsorciumi me bazë në Zvicër, që po kryen punimet në terren ka deklaruar se shtrimi i tubave dhe lidhjet në pjesën ujore gjermane dhe daneze, në total 55 miliardë metra kub, mund të jenë gati këtë muaj në varësi të kushteve atmosferike dhe synon të vihet në punë deri në fund të këtij viti.
Consultancy Energy Aspects tha se rrjedhjet e para përmes tubacionit nën Detin Baltik mund të fillojnë në dhjetor, por duke pasur parasysh një shtyrje të mundshme rrezikun, ai kishte rishikuar parashikimet për tremujorin e katërt.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.