“Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni”– Këshilla e Richard Branson zbulon suksesin e tij
Ashtu si Steve Jobs, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, Richard Branson u bë miliarder pa mbaruar ende shkollën. Gjithsesi një nga vlerat më të rëndësishëm sipas tij është “të jesh gjithnjë duke mësuar” pa marrë parasysh tuaj.
“Kuriozitet të pangopur për botën rreth jush është një aftësi thelbësore si një sipërmarrës”, shkroi Branson në një postim.
“Kjo magjepsje vjen lehtësisht për fëmijët që janë ende duke mësuar dhe gjithçka ju duket interesante”.
Pavarësisht kënaqësisë së madhe, Branson u përball me sfida kur planifikonte “Virgin Trains” por pengesat nuk e penguan kurrë që ai të ndërtonte një ekip ekspertësh profesionistë për të nxjerrë në treg trenat.
Në një letër të marr nga një djalë i vogël i cili i bën 5 pyetje miliarderit në lidhje me biznesin e tij, mënyrën se si e ngriti dhe pse i vuri atë emër Branson i përgjigjet specifikisht.
Por mesazhi që i jep djalit të vogël është shumë i rëndësishëm dhe është mënyra se si miliarderi ka arritur aty ku është sot.
“Është gjithnjë mirë të shohësh një fëmijë që është i angazhuar në një lëndë, dhe është gjithnjë e rëndësishme të mësosh pavarësisht moshës tënde”, shkroi Branson.
“E ardhmja i përket kuriozit prandaj mos kini frikë të bëni pyetje dhe të shihni se deri ku shkon kurioziteti juaj”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.