“Nuk kërkojmë punë, sepse nuk besojmë se ka të tilla” – Sa prej të rinjve shqiptarë i përkasin kategorisë ‘të papunë të dekurajuar’?
Nuk kërkojnë punë, për shkak se besojnë se nuk ka të tilla! Anketa më e fundit Tremujore e Forcave të Punës, publikuar nga INSTAT, tregon se nga popullata vendase jo –aktive ekonomikisht, 11.4% i përkasin kategorisë “të papunë të dekurajuar”.
Kjo, sa i takon grupmoshës 15-64 vjeç dhe periudhës tetor, nëntor, dhjetor 2020. Sa i takon të rinjve të moshës 15 – 29 vjeç që janë ekonomikisht jo – aktivë, afro 70% kanë deklaruar se janë nxënës, studentë, apo në trajnime. Referuar Instat, nga kjo kategori, 10.3% cilësohen si të papunë të dekurajuar.
Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0.6%. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, papunësia u rrit me 0.2%.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.