Nuk mjafton Macron për të shpëtuar BE

Emmanuel Macron, lideri i qendrës pro-BE, i cili po shkon drejt Elizesë, tregon se rreziku i afërt për Bashkimin Europian duket se është larguar. Por nuk është momenti të vetëkënaqemi, thotë profesori Michale Spence i shkollës së biznesit në Universitetin e Stanford-it.
Nëse Europa nuk përballet me nyjet në modelet e zhvillimit dhe nuk ndjek reforma urgjente, rreziqet afatgjatë për mbijetesën e saj janë të destinuara të shtohen. Për më tepër, ashtu siç është vënë në dukje shpesh, zgjedhjet franceze, ashtu si votimet të tjera jetësore të vitit të kaluar, përfaqësojnë një refuzim të partive politike të sistemit tradicional të fuqisë: republikani Fillon doli në vendin e tretë me gati 20% të votave, dhe Benoir Hamon i Partisë Socialistë doli i pesti, me më pak se 6,5%. Ndërkohë, Jean-Luc Melenchon, euroskeptik i ekstremit të majtë, mori 19,5%, duke e çuar kuotën totale të zgjedhësve që kanë votuar kandidatë nga parti jotradicionale: Le Pen, Macron dhe Melenchon, në gati 65%.
Ndryshe nga vota për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për Donald Trump në SHBA, të shprehur nga zgjedhës të shtresës së mesme dhe të moshës së mesme, në Francë ishin të rinjtë në pararojë për të hedhur poshtë bazën e vjetër politike. Melenchon mori 27% të votave nga të rinj mes 18 dhe 34 vjeç. Le Pe doli e dyta më popullore mes zgjedhësve të rinj, në veçanti atyre më pak të arsimuar.
Kjo tendencë nuk është ekskluzive e Francës. Në Itali, në sondazhet e fundit, lëvizja Cinque Stelle, kundër “regjimit” e euroskeptike ka kaluar Partinë Demokratike, dhe të rinjtë janë një përbërës domethënës i mbështetjes së tillë. Qartësisht, edhe përballë rezultateve ekonomike të dobëta e në rënie, mund të ketë një limit maksimal të konsensusit që partitë populiste mund të mbledhin; një nivel që nuk është i mjaftueshëm për një mandat qeverisës. Por fakti që partitë dhe kandidatët që refuzojnë status quo-në po fitojnë terren, në veçanti tek të rinjtë, pasqyron një polarizim të thellë politik që gjeneron vështirësi në qeverisje, aq sa për të penguar reformat.
Reformat janë pikërisht ato të nevojshmet për të përballuar këto tendenca, të cilat përfaqësojnë probleme themelore të shkaktuara nga rritjet ekonomike me ritme shumë të vogla.
Në Francë, Itali dhe Spanjë, rritja është shumë e ulët, papunësia është e lartë dhe papunësia e lartë tek të rinjtë edhe më e lartë. Në Francë, papunësia tek të rinjtë është pothuajse 24%. Në Itali është 35%, ndërsa në Spanjë e kalon 40%.
Këto janë vendi me sisteme të rëndësishëm të sigurisë sociale. Por këto sisteme mbrojnë punonjësit të cilët janë aktiv në tregun e punës më shumë se sa të rinjtë. Reformat që janë zbatuar nuk janë të mjaftueshme në kontekstin e një rritjeje të dobët.
Pa reforma rrënjësore, aritmetika e demografisë sugjeron rritjen e mundshme të pjesës së popullsisë së margjinalizuar dhe kundër qeverisjes. Pyetja është nëse kjo tendecë do të sjellë një prishje të vërtetë të status quo-së, apo thjesht do të polarizojë politikën dhe do të dobësojë efikasitetin e qeverisë.
Zgjidhja e problemeve për ekonomitë europiane duket e qartë: një tërësi reformash që nxisin modele rritjeje më të vrullshme dhe më gjithëpërfshirëse. Pas të gjithave, ndërsa globalizime dhe teknologjia sjellin në delokalizimin e vendeve të punës, një rritje e përshtatshme mund të garantojë që punësia globale të suportohet. Për këtë qëllim janë të nevojshme reforma si në nivel kombëtar edhe europian.
Çdo vend i BE ka karakteristikat e tij specifike, por edhe disa vende të përbashkëta për reforma. Të gjitha vendet duhet të reduktojnë ngurtësitë strukturore, që dekorajojnë investimet dhe pengojnë rritjen. Për të rritur fleksibilitetin, sistemet e sigurisë sociale duhet të jemë mbi të gjitha të pavarur nga vende specifike pune, kompani dhe sektorë, dhe të dnërtohen rreth individëve dhe familjeve, të ardhurave dhe kapitalit njerëzor. Pjesa tjetër e programeve kombëtare të reformave janë komplekse, por objektivi i tyre është i thjeshtë: të rrisin investimet në sektorin privat.Për këtë qëllim duhen reforma normative, masa antikorrupsion dhe investime publike, sidomos për arsimin dhe kërkimin.
Në nivel europian, fenomeni i fundit më i rëndësishëm është dobësimi i euros krahasuar me pjesën tjetër të valutave kryesore, sidomos prej gjysmës së vitit 2014, ndaj dollarit amerikan. Kjo ka shkaktuar teprica në brendësi të zonës euro ka ka kontribuar në kthimin e njëfarë konkurrueshmëri në brendësi të sektorit tregtar në Francë, Spanjë dhe Itali. Në të treja këto vende, turzimi është një sektor i rëndësishëm për punësimin dhe për bilancën e pagave, dhe shpenzimet në euro janë rritur.
Euroja më e dobët ka krijuar teprica të mëdha në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Europës Veriorem ku kostot për njësi të punës janë më të ulët krahasuar me prodhimtarinë. Në terma afatgjatë, është i nevojshëm konvergimi i kostove për njësi të punës. Por kjo do të kërkojë kohë, sidomos në një ambient me inflacion të ulët. Ndërkohë, euro i dobët mund të kontribuojë në nxitjen e rritjes. Në nivel europian, duhet edhe një aksion mbi emigrimin, një problem i rëndësishëm ekonomik dhe politik.
Pas Gjermanisë, Franca është vendi më i rëndësishëm i zonës euro. Nëse një fitore e Macron konsiderohet si një mundësi për të ndjekur reforma energjike, do të stimulojë rritjen dhe punësimin, e kjo mund të përbëjë një pikë të rëndësishme kthese për Europën. Ama nëse merret si një konfirmim i status quo-së, do të sillte vetëm një pushim të shkurtër për një BE të rrethuar.
Përshtati: Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.