Nuk ndryshojnë masat anti Covid – Çomo: Të pavaksinuarit zënë 90% të shtrimeve në spital!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë gjatë ditës së sotme ku është folur për situatën e covid në vendin tonë.
Gjatë fjalimit të mbajtur Najada Çomo ka folur për situatën dhe shtrimet në spitalet Covid 1 dhe Covid 3.
Como u shpreh se në këto spitale janë të shtruar dhe në gjendje të qëndrueshme rreth 140 pacientë.
“Në spital shtrohen format mbi të mesme ku nga gjithë të shtruarit mbi 70 përqind zënë format të mesme të rënda 20 përqind pacient në gjendje të rëndë dhe një pjesë e vogël janë në forma të brishta të cilat kërkojnë përkujdesje”, u shpreh Çomo.
Gjithashtu shtoi se të shtruarit në spital janë të moshave 19 deri në mbi 90 vjeç ku 30 përqind të të shtruarve janë të grupmoshave 19 deri 45 vjeç.
Pjesën madhore të shtrimeve e zënë të pavaksinuarit në 90 përqind të rasteve, ndërsa qytetet me më shumë pacient të shtruar janë në Tiranë, Fier dhe Durrës
Vlerësohet procesi i vaksinimit të të rinjve dhe është e rëndësishme doza e tretë e vaksinës kryesisht për moshat mbi 65 vjeç
Duke folur për masat e marra, Rakacolli u shpreh se masat aktuale në fuqi mbeten të përshtatshme për të kontrolluar këtë situatë.
Gjithashtu theksoi se ora policore do të mbetet e njëjtë me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.