Nuk zbatuan rregullat Anti-Covid, gjobiten 4 restorante në Korçë dhe Pogradec
Policia e Shtetit njofton se po vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe se janë evidentuar 4 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Korçë e Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente (3 në Korçë dhe 1 në Pogradec) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.