Numra në rritje të COVID në Belgjikë – Mjekët thirrje qeverisë për shtrëngim të mëtejshëm të masave mbrojtëse

Spitalet në Belgjikë janë në rrezik kolapsi, pasi njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi për shkak të numrave në rritje të COVID-19, tha një mjek në Antëerp, duke i bërë thirrje qeverisë të kufizojë aktivitetet e jetës së natës.
Belgjika shtrëngoi kufizimet e saj për koronavirusin të mërkurën, duke detyruar përdorimin më të gjerë të maskave dhe zbatimin e punës nga shtëpia, pasi rastet u rritën në valën e katërt të vendit COVID-19. Klubet e natës mund t’u duhet të testojnë klientët e tyre nëse duan t’i lejojnë ata të kërcejnë pa maska.
“Mendoj se ekziston rreziku që do të na duhet të marrim vendime të vështira”, tha Niels Van Regenmortel. Koordinator i njësisë së kujdesit intensiv në spitalin ZNA Stuivenberg në Antëerp. Pacientët janë transferuar në spitale të tjera duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë krahinën, shtoi ai. Sidoqoftë, shifrat në rritje eksponenciale të COVID-19 do të thotë që spitali në Antëerp mund të arrijë kapacitetin deri në fund të javës së ardhshme, ose në fillim të javës pasardhëse.
Van Regenmortel tha se 60 përqind e shtretërve të caktuar për pacientët me COVID ishin plot.
Stafi është më shumë nën presion sesa ishte në valën e parë dhe të dytë të pandemisë, pjesërisht për shkak të sëmundjes së stafit, që do të thotë se spitali nuk mund të përdorë të gjithë shtretërit e tij. Ai i bëri thirrje qeverisë belge që të forcojë më tej kufizimet e COVID, duke argumentuar se masat e vendosura të mërkurën nuk po ndikojnë në uljen e numrit të infeksioneve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.