Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2019/ Instat: 10.1 % më i ulët krahasuar me tremujorin e parë 2018!
Sipas INSTAT, lindshmëria e tremujorit të parë të 2019-ës shënon një rënie prej 10.1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në periudhën janar – shkurt – mars 2019, numri i lindjeve rezulton 5.986.
Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4 % në krahasim me tremujorin e parë 2018.
Numri më i ulët i lindjeve, për po të njëjtën periudhë, regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8 % në krahasim me tremujorin e parë 2018.
Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie lindshmërisë në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës, me 21,8 % dhe qarkun e Shkodrës, me 19,4 %. Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1 %, Korçë me 1,3 % dhe Kukës me 0,4 %.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.