Numri i udhëtarëve ka rënë me mbi 90% – Shoqata e Transportit apel për ndihmë: “Jo falimentim të operatorëve”
Shoqata Transporti Ndërqytetar ka apeluar për ndihmë nëpërmjet një njoftimi në profilin e vet zyrtar në Facebook. Sipas njoftimit, numri i udhëtarëve ka rënë me më shumë se 90%, duke paralajmëruar se nisur nga këto të dhëna, transporti ndërqytetas mund të falimentojë.
“Transporti ka nevojë për ndihmë! Ne e mbështesim e-transportin por që të jetë efektiv duhet të ulet TVSH-ja në shitje, të hiqet akciza e karburantit” shkruhet në njoftimin e bërë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.