Numri i vdekjeve arrin pikun më të ulët në New York, por situata paraqitet ende e rrezikshme
Numri i përditshmëm i vdekjeve nga Covid-19 në Neë York ka arritur pikën e tij më të ulët në më shumë se dy javë, por zyrtarët ende paralajmërojnë se New York City dhe pjesa tjetër e shtetit nuk janë të gatshëm të lehtësojnë masat si mbyllja e shkollave, bizneseve dhe tubimeve.
Numri ditor i vdekjeve të reja të koronavirusit ra nën 550 për herë të parë në mbi dy javë pasi shtrimi në spital vazhdon të bie, raporton Associated Press.
Por guvernatori Andrew Cuomo theksoi se kriza ishte shumë larg mbarimit, dhe tha që spitalet ende raportojnë gati 2,000 pacientë të rinj me COVID-19 në ditë, ndërsa shtëpitë e të moshuarve mbeten zona të rrezikshme për infeksione.
Cuomo shkruajti në Twitter për të përsëritur se New Yorkezët duhet të vazhdojnë t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin shoqëror dhe të qëndrojnë në shtëpi.
The curve may be flattening but we can’t stop what we’re doing now.
Social distancing saves lives.
Stay Home. Stop the Spread. Save Lives. pic.twitter.com/GPeAMWPXLW
— Andrew Cuomo (@NYGovCuomo) April 19, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.