“Nxihet” ekonomia e Shqipërisë – Sipërmarrjet gjermane të pakënaqura, përkeqësohet klima e biznesit

Për të parën herë pas disa vitesh sipërmarrjet gjermane mendojnë se situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar dhe dy faktorët kryesore që kanë ndikuar, janë situata politike dhe emigracioni i fuqisë punëtore.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka publikuar të dhënat e anketimit për situatën ekonomike në Shqipëri në vitin 2019, ku rezulton se 51 për qind e sipërmarrjeve mendojnë se gjendja është e keqe, ndërsa 43 për qind mendojnë se nuk kanë pritshmëri të mira.
Këtë shqetësim e ka ndarë edhe ambasadorja gjermane në vendin tonë e cila kërkon që qeveria të fokusohet në këtë drejtim. Ndërsa pavarësisht rezultateve, për qeverinë shqiptare mbeten prioritet politikat iniciative për sipërmarrjen.
Faktorët e vlerësuar negativisht dhe që nuk kanë ndryshuar nga një vit më parë, janë siguria ligjore, administrate publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tendera publikë dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsioni.
Ndërsa pozitivisht vlerësohet kosto e punës, produktiviteti dhe kualifikimi i punonjëse, arsimi akademik dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar. Në total janë anketuar 47 sipërmarrje nga 89 në total.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.