Obeziteti, më shumë se sa thjesht një mënyrë jetese

Bota është në mes të një epidemie të madhe obeziteti dhe tendencat aktuale tregojnë se situata do të përkeqësohet.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se më shumë se 2 miliardë të rritur dhe fëmijë globalisht janë mbipeshë dhe vuajnë nga probleme shëndetësore për shkak të kësaj, por kjo në fakt nuk është diçka e re.
Megjithatë, ka pjesë të popullsisë botërore që mbeten disi të pavetëdijshme për këtë krizë të shëndetit publik, pavarësisht rritjes së shiritave rreth tyre dhe kjo mungesë është vetëm një nga problemet themelore, sipas Frank Hu, profesor i të ushqyerit dhe epidemiologjisë në Harvard.
“Vende të ndryshme kanë problematika të ndryshme”, tha Hu. Ju duhet të mobilizoni të gjithë për të trajtuar problemin pasi nuk është vetëm një problem shëndetësor.
Por çfarë qëndron mbrapa obezitetit dhe vendeve të ndryshme në botë?
- Pabarazia e aktivitetit
Një studim i publikuar këtë javë në revistën Nature përdori të dhënat e smartphoneve për të analizuar numrin e hapave të bëra mesatarisht çdo ditë. Monitorimi i 700,000 individëve në bazë të nivelit të tyre të lëvizjes në formën e hapave rezultoi se shifrat ndryshonin mjaft dukshëm.
Hong Kong kryesonte listën me 6.880 hapa mesatar ditor, të ndjekur nga Kina me 6.189 hapa dhe në fund të listës qëndronte Indonezia me 3.513 hapa.
Megjithatë studiuesit llogaritën një statistikë tjetër që ata besojnë se është një parashikues i fortë I obezitetit Brenda një vendi, të cilën e quajnë pabarazia e aktivitetit.
“Aktiviteti nuk shpërndahet në mënyrë uniforme në të gjithë vendin, kjo do të thotë se është një pjesë e popullsisë e cila është e varfër në aktivitet.
Kur u përqendrua në pabarazinë e aktivitetit, lista u ndryshua, me Arabinë Saudite dhe Australinë renditjen e parë dhe të dytë. SHBA erdhi në vendin e katërt, me nivelet e pabarazisë së aktivitetit më të madh në më shumë qytete të orientuara drejt automobilave si Hjustoni dhe më të ulëtat në qytetet më të përshtatshme si Nju Jorku.
- Perceptimi i ushtrimeve
Ndërkohë që pasiviteti fizik thuhet se po ndihmon shkallën në rritje të obezitetit në mbarë botën, urbanizimi po na çon drejt një jete më përtacë , ekspertët theksojnë se në disa popullsi ushtrimi nuk është thjesht prioritet.
- Faktorët mjedisorë
Një tjetër faktor që pengon ushtrimin në shumë vende është mjedisi i jashtëm. Në Lindjen e Mesme kjo do të thotë temperatura.
“Është zakonisht shumë nxehtë për t’u bërë aktivitete në natyrë”, E njëjta gjë vlen edhe në shumë rajone në zhvillim pranë Ekuatorit.
Në kinë çështja është ndotja. “Ndotja është një barrë për t’u ushtruar jashtë”. Kjo është veçanërisht problematike për fëmijët. Por gjithashtu edhe sjelljet deh zakonet e njerëzve në të ngrënë kanë një nevojë të madhe për vëmendje.
- Vlera e ushqimeve të përpunuara
Vlera e vendosur në ushqime varion ndjeshëm midis popullsive. Aty ku normat e obezitetit janë më të arta, ushqimet e përpunuara janë të një niveli të lartë.
“Ushqimet e konservuara vijnë me prestigj në njëfarë mënyre janë kaq të preferuara sa detyrimisht kjo shkakton obezitet. Psh, njerëzit e marrin peshkun e freskët e përpunojnë dhe të gjithë preferojnë më mirë ton peshku se sa peshk të freksët.
- Një mjedis obezogjenik
“Ambienti ushqimor dhe fizik janë faktorët kryesorë që ne kemi krijuar,” tha Waqanivalu, duke shtuar se ndërkohë që fajësia fillestare ishte vendosur tek individët, ekspertët tani janë pajtuar që si shoqëri ne kemi krijuar mjedise që ndihmojnë njerëzit në marrjen e peshës.
“Mjedisi i krijuar përcakton zgjedhjet që bëjnë individët,” tha ai. Duke ulur pjesën më të madhe të ditës, duke marrë më pak hapa, duke pasur qasje më të madhe në ushqim të shpejtë dhe duke pasur më pak kohë për të gatuar janë vetëm disa shembuj.
SHBA është një shembull kryesor i kësaj dhe ka qenë për 30 vjet. “SHBA është ende superfuqi e obezitetit”, tha Hu, duke theksuar disponueshmërinë e ushqimeve të përpunuara dhe të dizejnuara urbanisht. të fokusuara në drejtimin e makinës – veçanërisht në Jug dhe Midwest. “Trendi i obezitetit ka qenë shumë kokëfortë gjatë tre dekadave të fundit, pavarësisht nga përpjekjet”.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.