Objektivat e Bankës së Kinës – Planifikon rritjen e ofertës monetare në 12% për 2017-ën
Kina planifikon të shënjestrojë rritjen e ofertës monetare në rreth 12% për 2017-ën, që është nivel më i ulët se objektivi i vitit të kaluar.
Kjo tregon përpjekjen e ekonomisë së dytë më të madhe në botë për të përmbajtur rreziqet, që vjnë nga borxhi i madh ndërkohë që mban rritjen ekonomike në ritëm të qëndrueshëm.
Nën politikën e re, Banka Qendrore e Kinës ka adaptuar një tkurrje modeste për të kontrolluar ekspansionin e kreditimit, megjithatë po e bën këtë duke shmangur ngadalësimin e ekonomisë.
Sipas liderëve në vend, një rritje e ofertës monetare prej 11% do të ishte e mjaftueshme për të mbështetur ekonominë, por do të duhet pak hapësirë duke marrë parasysh rreziqet në procesin e uljes së levës financiare.
Në vitin 2016, objektivi për ofertën monetare ishte në 13%, pavarësisht se rritja rezultoi në 11.4% për shkak të ndërhyrjes së Bankës Qendrore për të mbështetur valutën. Vitin e kaluar, objektivi i agregatit monetar M2 reflektoi përqendrimin e vendit për të arritur një rritje të lartë ekonomike, megjithatë, liderët kanë premtuar këtë vit që do të adresojnë rreziqet financiare.
Kina pritet të ulë objektivin për rritjen ekonomike në 2017-ën në vetëm 6.5%, nga 6.7% rritje që rezultoi në 2016-ën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.