OBSH, apel botës: Pandemia nuk ka mbaruar, ka një rrugë ende shumë të gjatë përpara
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të Premten se koronavirusi “nuk po zhduket”, duke nënvizuar se po vret ende rreth 50,000 njerëz në javë. “Kjo nuk është ajo ku ne duam të jemi”, tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, për vdekjet e Covid-19 gjatë një konference shtypi në selinë e agjencisë në Gjenevë.
“Nuk është vendi ku Hemisfera Veriore dëshiron të shkojë në sezonin e dimrit. Nuk është vendi ku vendet në zhvillim duan të jenë me shërbimet e tyre shëndetësore nën nëntë muaj presion. ” Ryan tha se virusi ka ende një “rrugë të gjatë për të djegur”. Zyrtarët e OBSH-së thanë se ata kanë filluar të shohin “trende shqetësuese” në numrin e rasteve Covid-19, pranimet në njësitë e kujdesit intensive si dhe shtrimet në spital në Hemisferën Veriore ndërsa pritet të hyjnë stinët e ftohta.
“Nuk është djegur, nuk po digjet, nuk po zhduket,” tha Ryan, “dhe veçanërisht për ato vende që hyjnë në sezonin e tyre të dimrit, pasi njerëzit do bashkohen më shumë brenda ambienteve të mbyllura dhe të vogla. Ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të të ulim transmetimin e kësaj epidemie, të mbrojmë hapjen e shkollave dhe të mbrojmë më të prekshmit në shoqërinë tonë nga sëmundjet e rënda dhe vdekja “. “Energjia nuk ka dalë nga kjo pandemi. Kanë mbetur shumë energji në këtë pranverë dhe kjo mund ta çojë pandeminë përpara, “tha Ryan.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.