OBSH e konfirmon: Varianti britanik i virusit gjendet në 60 vende!
Variant britanik i koronavirusit po vijon të përhapet në në gjithë botën dhe ka qenë i pranishëm deri javën e kaluar, në 60 vende e territore; 10 më shumë kundrejt 12 janarit. Kjo bëhet e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Varianti afrikan, që si ai britanik, është më shumë ngjitës së virusi origjinal Sars Cov -2, po përhapet më ngadalë dhe është i pranishëm në 23 vende e territore; 3 më shumë se nga 12 janari, saktëson OBSH në raportin epidemiologjik javor.
Brazili ka regjistruar 1 mijë e 183 viktima e 63 mijë e 504 të infektuar në rinj në 24 orët e fundit. Bilanci total që nga fillimi i pandemisë është rritur në 211 mijë e 511 të vdekur dhe 8 milionë e 575 mijë e 742 infektime të konfirmuara.
Po ashtu, Pekini ka vendosur mbylljen totale për 1.7 milionë persona në distriktin e Daxing, në jug të kryeqytetit ku gjendet aeroporti i ri, pasi janë konfirmuar 6 raste me Covid.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.