OBSH: Jemi shumë larg imunitetit të tufës, nuk duhet ta ëndërrojmë, është shpërqendrim!

Raportet e fundit kanë sugjeruar që imuniteti i tufave mund të arrihet kur rreth 50% e popullsisë është imune. Imuniteti i tufës ndodh kur një masë e mjaftueshme e popullatës është imun ndaje koronavirusit, qoftë përmes ekspozimit ose vaksinës
Por këto vlerësime janë kryesisht të parëndësishme dhe një shpërqendrim nga mjetet që ekspertët përdorin në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë një konference për media.
“Tani për tani, si planet, si një popullsi globale, ne nuk jemi askund afër niveleve të imunitetit të nevojshëm për të ndaluar transmetimin e kësaj sëmundje,” tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH.
“Ne duhet të përqendrohemi në atë që ne mund të bëjmë në mënyrë të mprehtë tani për të shtypur transmetimin dhe jo të jetojmë me shpresën e imunitetit të tufës, i cili në rastin më optimist, është ëndërr që realizohet vetëm me daljen e vaksinës.”
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.