OBSH jep lajm jo të mirë: Covid po rritet sërish në rang global! Shtohen infektimet dhe humbjet e jetëve
Humbjet e jetëve dhe rastet e infektimeve me Covid janë sërish në rritje në nivel global. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se javën e kaluar humbjet e jetëve janë rritur pas 9 javësh që po konstatohej rënie e tyre.
Janë regjistruar 55 mijë humbje jete më shumë, një rritje me 3 % në krahasim me javën e kaluar. Ndërsa rastet e infektimeve janë rritur me 10 % javën e kaluar duke arritur në 3 milionë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.