OBSH konfirmon: ‘Vaksinat janë efektive kundër të gjitha varianteve! Por nuk është ende e sigurt të rinisin udhëtimet ndërkombëtare’
Vaksinat e autorizuara Covid janë efektive kundër të gjitha varianteve të njohura, duke përfshirë edhe atë që po rindez valën aktuale në Indi, sipas drejtorit rajonal të OBSH-së për Europën, Hans Kluge. “Të gjitha variantet e virusit që janë shfaqur deri më tani i përgjigjen vaksinave të disponueshme dhe të aprovuara,” tha Kluge, duke shtuar se të gjitha variantet mund të kontrollohen me të njëjtin sistem shëndetësor dhe masat sociale të miratuara deri më tani.
“Nuk është ende e sigurt të rinisësh udhëtimet ndërkombëtare,” tha Kluge. Udhëtimet ndërkombëtare duhet të shmangen pasi përparimi kundër pandemisë së koronavirusit mbetet “i brishtë”, tha gjithashtu drejtori rajonal i OBSH-së për Europën gjatë një konference shtypi.
“Në këtë kohë, përballë kërcënimit të vazhdueshëm dhe pasigurisë së re, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të rimendojmë ose të shmangim udhëtimet ndërkombëtare,” shtoi ai. (Ansa)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.