OBSH miraton vaksinën indiane – Covaxin, e prodhuar brenda vendit, futet tek lista e përdorimit emergjent
Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se ka miratuar vaksinën e prodhuar në Indi nga Bharat BioTech ndaj Covid-19 për listim të përdorimit emergjent, duke krijuar mundësinë që të pranohet si një vaksinë e vlefshme në shumë vende të varfëra. Organizata shkroi në Tëitter se grupi teknik i këshillimit ka vendosur se përfitimet nga vaksina, e njohur si Covaxin, tejkalojnë bindshëm rreziqet dhe se përputhet me standardet e organizatës për mbrojtjen kundër Covid-19.
Vendimi ishte vonuar ndërkohë që paneli këshillues kërkonte detaje shtesë nga kompania indiane, përpara se të përfundonte vlerësimin e rrezikut ndaj përfitimit për përdorimin botëror të vaksinës. Grupi strategjik i ekspertëve mbi imunizimin i Organizatës, rekomandoi gjithashtu përdorimin e Covaxin me 2 doza, me një interval prej 4 javësh, tek personat në 18 vjeç e sipër. Covaxin morri autorizim për përdorim emergjent në Indi në Janar, përpara përfundimit të provave të fazës së fundit, që zbuluan më vonë se injeksioni ishte 78% efektiv kundër sëmundjes së ahpër të Covid.
Vendimi i organizatës pritet të ndihmoë miliona indianë që kanë marrë Covaxin që të udhëtojnë jashtë vendit. Listimi për përdorim emergjent do mundësojë gjithashtu Bharat Biotech që të dërgojë Covaxin tek vende që varen nga udhëzimet e OBSH për vendimet rregullatore. Miratimi lejon gjithashtu që India të premtojë doza tek programi COVAX, që synon të ofrojë akses të barabartë të vaksinave tek vendeve e varfëra. Covaxin e Indisë është e shtata që fiton mbështetjen e OBSH, pas 2 vaksinave me mARN, Pfizer dhe Moderna, vaksinat me vektorë viralë të AstraZeneca, versioni i saj indian Covishield, Johnson & Johnson si dhe 2 vaksinat kineze me virus të paaktivizuar nga Sinovac dhe Sinopharm.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.