OBSH: Omikron me përhapje të stuhishme në Europë. Deri në mes të marsit mund të infektohet më shumë se gjysma e popullsisë!

Omikron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit europian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. Varianti i ri i koronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Europën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.
Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon, që mbi 50 % e popullsisë në rajonin europian mund të infektohet me Omikron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm.
Vetëm në javët e parat ë 2022 në rajonin europian janë regjistruar më shumë se 7 milionë raste me koronavirus, që do të thotë se ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor, njoftoi drejtori rajonal i OBSH-së, ndërsa Omikron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore.
Kluge u bëri thirrje vendeve pa rritje të shifrave me variantin Omikron, që ta shfrytëzojnë hapësirën kohore për të marrë masat – pasi Omikron përhapet më shpejt se të gjitha variantet e mëparshme të virusit Sars-CoV-2. Megjithatë ai bën thirrje që shkollat të qëndrojnë të hapura pasi kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët. DW
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.