OBSH paralajmëron: Europa dhe Azia Qendrore mund të shohin 700 mijë vdekje shtesë nga COVID deri më 1 mars!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Evropa dhe Azia Qendrore mund të përballen me 700,000 vdekje të tjera nga COVID-19 deri më 1 mars. Dy javë e gjysmë më parë, i njëjti organ tha se vdekjet e tepërta mund të arrijnë në 500,000 deri më 1 shkurt.
Ajo tha se vdekjet për shkak të COVID-19 u rritën në gati 4,200 në ditë javën e kaluar – një dyfishim i niveleve të regjistruara në fund të shtatorit. Vdekjet kumulative tani kanë arritur në 1.5 milion në rajonin europian të OBSH-së, i cili mbulon 53 vende në Europë dhe Azinë Qendrore.
OBSH Europa përmendi gjithashtu prova në rritje të një rënieje të mbrojtjes kundër infeksionit dhe sëmundjeve të lehta nëpërmjet vaksinave dhe tha se një “dozë përforcuese” duhet t’u jepet si prioritet popullatave më të cenueshme – duke përfshirë njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – si dhe njerëzit mbi mosha 60 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Megjithatë, agjencia shëndetësore e OKB-së ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një moratorium mbi përdorimin e përforcuesve deri në fund të vitit, në mënyrë që dozat të mund të vihen në dispozicion për shumë vende në zhvillim që janë përballur me një mungesë të rëndë të vaksinave COVID-19 në krahasim me botën e pasur.
OBSH Europe u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të respektojnë higjienën e duhur dhe të praktikojnë distancimin social për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.
Tre faktorët që nxisin rritjen janë varianti delta shumë i transmetueshëm i virusit, një lehtësim i masave kufizuese si kërkesat për mbajtjen e maskave dhe distancimin fizik në vende publike, dhe një pjesë të madhe të popullsisë europiane që mbetet e pavaksinuar njoftoi OBSH Europe.
“Mund të presim që të ketë stres të lartë ose ekstrem në shtretërit e spitaleve në 25 vende dhe stres të lartë ose ekstrem në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) në 49 nga 53 vende nga tani deri më 1 mars 2022,” thuhet në një deklaratë të OBSH-së për Europën.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.