OBSH paralajmëron: Europa po sheh rritjen e parë të rasteve me COVID-19 në gjashtë javë
Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Europë u rrit javën e kaluar duke i dhënë fund një rënie gjashtë javore, paralajmëroi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Më shumë se një milion raste të reja të virusit vdekjeprurës u regjistruan javën e kaluar në 51 vendet e rajonit europian të OBSH-së.
Kjo përfaqësoi një rritje prej 9% të javës së kaluar dhe “solli një rënie premtuese gjashtë javore të rasteve të reja”, u tha gazetarëve të enjten Dr Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Europë. Ringjallja është veçanërisht e mprehtë në Europën Qendrore dhe Lindore, megjithëse disa vende perëndimore në të cilat normat ishin tashmë të larta, gjithashtu regjistruan një rritje.
Ai u bëri thirrje vendeve të “rikthehen në gjërat themelore” duke rritur vigjilencën për variante, duke përmirësuar testimin, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e rasteve dhe përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave. Organizata shënoi se varianti i Mbretërisë së Bashkuar është raportuar në 43 nga vendet e rajonit ndërsa variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit deri më tani janë vërejtur përkatësisht në 26 dhe 15 vende.
Për më tepër, 45 nga 51 vendet e rajonit kanë filluar vaksinimet. “1.9% e popullsisë në 40 vende dhe 24.5% e punonjësve shëndetësorë në 20 vende, kanë marrë seritë e tyre të përfunduara të vaksinimit kundër COVID-19,” detajoi Dr Kluge.
Ai theksoi se pandemia ka “përkeqësuar dhe ndriçuar një strukturë themelore; pabarazitë gjinore” dhe se rastet e konfirmuara janë aktualisht më të zakonshme tek femrat, të cilat kanë më shumë gjasa sesa burrat të punojnë në profesione të kujdesit shëndetësor dhe të rinjtë.
“Pesë javë më parë, nga 1.3 milion punonjës shëndetësorë që ishin infektuar me COVID-19, 68% ishin gra,” theksoi Dr Kluge. Ai u bëri thirrje autoriteteve të sigurojnë që gratë të marrin një pjesë më të madhe në vendimmarrjen lokale, rajonale dhe kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19.
Më parë këtë javë, Dr Mike Ryan, drejtori i OBSH-së për programin e emergjencave, tha se ishte “joreale” të besohej se pandemia do të ketë mbaruar para fundit të vitit.
Shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjithashtu bëri thirrje për solidaritet më të madh të vaksinave, duke thënë se është “për të ardhur keq që disa vende vazhdojnë t’i japin përparësi vaksinimit të të rriturve më të rinj, më të shëndetshëm me rrezik më të ulët të sëmundjes në popullatat e tyre përpara punonjësve shëndetësorë dhe njerëzve të moshuar diku tjetër”. BE, MB dhe SHBA kanë planifikuar të gjithë që pjesa më e madhe e popullatës së tyre të rritur të vaksinohen para fundit të verës. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.