OBSH raporton për zhvillimin e vaksinave të koronavirusit – 20 prej tyre në testim
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhan Ghebreyesus tha se rezultatet e para të vaksinave të koronavirusit priten në disa javë.
“Mbi 20 vaksina janë duke u zhvilluar në botë dhe disa ilaçe po kalojnë studime klinike. Ne presim rezultatet e para brenda disa javësh, “tha kreu i OBSH-së gjatë një konference për shtyp.
Ende pas 2 muajsh nga përhapja e virusit studiuesit nuk kanë akoma një vaksinë kundra virusit. OBSH e njohu përhapjen si një emergjencë të rëndësisë ndërkombëtare dhe i dha sëmundjes emrin e saj zyrtar – COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.