OBSH – SHBA-ja mund të bëhet epiqendër e re e koronavirusit
Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra e re e pandemisë koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Shtetet e Bashkuara kanë potencialin ta arrijnë këtë pasi numri i rasteve atje u rrit me shpejtësi, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris për gazetarët.
Shtetet e Bashkuara dhe Europa përbënin 85 përqind të infeksioneve të reja të raportuara në 24 orët e kaluara. Harris tha se ishte optimiste për rastet në ulje në Itali. (ordonews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.