OBSH thekson: “S’ka asnjë arsye pse të mos përdoren vaksinat e Oxford / AstraZeneca”
Një komitet këshillues ekspertësh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po shqyrton vaksinën Oxford / AstraZeneca Covid-19 pasi disa vende ndaluan shpërndarjen e saj, por nuk ka asnjë arsye për të mos e përdorur atë, tha një zëdhënëse të Premten.
Autoritetet shëndetësore në vendet përfshirë Danimarkën, Norvegjinë dhe Islandën kanë pezulluar përdorimin e vaksinës në përgjigje të raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut në disa njerëz që e kanë marrë atë.
Margaret Harris tha në një konferencë se ishte një vaksinë e shkëlqyeshme dhe se nuk ishte krijuar asnjë lidhje shkakësore midis saj dhe problemeve shëndetësore të raportuara. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet se, po, ne duhet të vazhdojmë të përdorim vaksinën AstraZeneca,” tha ajo.
Komiteti global këshillues i OBSH-së për sigurinë e vaksinave po rishikon raportet dhe do të tregojë gjetjet e tij, tha ajo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.