OBSH, thirrje kundër ndalimit të udhëtimeve – Ryan: Masat janë ndëshkuese dhe jo efektive! Virusi nuk “lexon” pasaportat

Drejtori i emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan, përsëriti kundërshtimin e agjencisë për ndalimin e fluturimeve me vendet e Afrikës së Jugut, që janë aplikuar nga Britania dhe vende të tjera, duke thënë se nuk do parandalojnë përhapjen e variantit. Në një informacion për mediat në Gjenevë, Mike Ryan tha se vendosja e një izolimi hermetik ndaj disa vendeve është e pamundur në një perspektivë epidemiologjike.
Liderja teknike e Organizatës, Maria van Kerkhove, paralajmëroi se ndalimet në udhëtime kanë parandaluar dërgesat e mostrave të variantit Omicron nga Afrika e Jugut.
Shefja mjekësore e OBSH, Soumya Sëaminathan tha se grupi këshillues ndaj vaksinës tek Agjencia, do të takohet në javën e ardhshme për të rishikuar të dhënat mbi dozat shtesë të vaksinave të Covid, ndërkohë që vendet e pasura po administrojnë më shumë doza nxitëse tek popullsitë. Ryan tha se nuk ka prova që dhënia e dozave nxitëse ndaj të gjithë popullsisë, përfshirë njerëzit e shëndetshëm, do të ofrojë mbrojtjte më të madhe ndaj sëmundjes.
Paralelisht, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se kufizimet e udhëtimeve që izolojnë shtete apo rajone, përveç se janë ndëshkuese dhe të padrejta, por janë jo efektive.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.